Përdor emailin tënd. Me të njëjtin email hyn përsëri në paketë, edhe nga një telefon ose kompjuter tjetër.
Ndihmë në shqip për formularin
Formulari i pagesës është në anglisht. Ja kuptimi i fushave:
Email
Adresa jote e emailit.
Card information
Të dhënat e kartelës. MM / YY = muaji dhe viti i skadimit; CVC = kodi i sigurisë.
Billing details
Të dhënat e faturimit. Full name = emri dhe mbiemri; Address = adresa.
Postal code / ZIP
Kodi postar i komunës ose vendbanimit tënd, jo numri i shtëpisë.
Enter address manually
Shkruaje adresën vetë.
I’m buying on behalf of a company
Po blej në emër të një kompanie. Për blerje personale, lëre të pazgjedhur.
Join
Përfundo blerjen e paketës së zgjedhur.
Kuptimi i kushteve në shqip: Duke blerë, pranon kushtet e Autoshkollës Dona. Duke vazhduar, pranon kushtet e Whop për blerësit dhe politikën e privatësisë. Lidhjet për t’i lexuar janë në formularin më sipër.
Pse të na zgjedhni
Pse të na zgjedhni ne
Disa nga arsyet pse kandidatët zgjedhin Autoshkollën Dona janë përvoja shumëvjeçare, qasja profesionale dhe përkushtimi që secili kandidat të mësojë me qetësi dhe siguri.
🏆
Mbi 20 vite përvojë
Mbi 20 vite përvojë pune dhe mbi 2000 kandidatë të pajisur me patentë shofer. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi përditësuar metodën e mësimit duke ofruar sa më shumë kualitet.
🕒
Orar fleksibil
Terminët për teori dhe praktikë mund të organizohen më lehtë sipas kohës së lirë të kandidatëve.
📘
Pjesë teorike e qartë dhe tërheqëse
Ofrojmë një pjesë teorike të mirë, tërheqëse dhe lehtë të kuptueshme, në mënyrë që kandidati të mësojë me siguri dhe të ndërtojë bazë të fortë për vozitje. Kur dikush regjistrohet te ne, synimi ynë është që në fund të dalë një shofer i sigurt dhe i përgatitur.
🤝
Instruktorë të qetë dhe profesionalë
Instruktorët tanë kanë përvojë të gjatë në punë me kandidatë që nisin nga zero. Prandaj mësimi zhvillohet me qetësi, durim dhe përkushtim, pa krijuar presion të panevojshëm. Te ne, kandidati zhvillohet nga një shofer me 0 përvojë në një shofer me përgatitje të mirë teorike dhe me aftësi profesionale në vozitje.
Procesi
Hapat për pajisje me patentë shofer
Në autoshkollë keni me i marrë të gjitha informatat edhe më të detajuara për secilin hap, dokument dhe procedurë deri te pajisja me patentë shofer.
1
Certifikata e mjekut
Kandidati pajiset me certifikatën e mjekut, e cila vërteton se është i aftë për t’u pajisur me patentë shofer sa i përket shikimit, gjendjes shëndetësore dhe kushteve bazë për drejtim të automjetit.
2
Pjesa teorike
Pasi regjistrohen edhe kandidatët e tjerë, krijohet grupa dhe fillohet me ligjëratat teorike, ku mësohen rregullat e komunikacionit, shenjat dhe bazat e sigurisë në rrugë.
3
Pjesa praktike
Pas përfundimit të teorisë, vazhdohet me pjesën praktike. Ushtrimet mbahen me secilin kandidat veç e veç, me qëllim që të fitohet siguri dhe përvojë reale në vozitje.
4
Certifikata e Kryqit të Kuq
Para paraqitjes në provimin teorik, kandidati duhet të pajiset edhe me certifikatën e Kryqit të Kuq. Kjo certifikatë dëshmon njohuritë bazë për ndihmën e parë dhe reagimin në raste emergjente në komunikacion.
5
Provimi teorik
Pasi kompletohen të gjitha këto hapa, kandidati paraqet provimin teorik në njësinë e patentë shoferëve. Më pas, institucioni përkatës e cakton datën e provimit teorik.
6
Provimi praktik
Pas kalimit të provimit teorik, kandidati paraqet edhe provimin praktik, që është hapi i fundit drejt pajisjes me patentë shofer.
Lokacioni
Lokacioni ynë
Zyra jonë ndodhet në Kaçanik, në rrugën Vëllezërit Çaka. Më poshtë e keni një hartë për të na gjetur më lehtë, që ju ndihmon të orientoheni dhe të arrini tek ne pa vështirësi, ose hapeni lokacionin përmes Maps.
Autoshkolla Dona
Rruga Vëllezërit Çaka, Kaçanik, Kosovë. Hape hartën më poshtë për të parë lokacionin tonë.
Na shkruani për çdo pyetje, paqartësi ose informatë shtesë që ju nevojitet.
Çfarë përfshijnë paketat online?
Katër testet e para janë falas. Paketa 2 € hap të gjitha 25 testet. Paketa 14 € përfshin të njëjtat teste, literaturën, ligjëratat dhe materialet për përgatitje. Të dyja vlejnë 45 ditë, pa rinovim automatik.
Si hyj përsëri pasi kam paguar?
Zgjidh Ke paguar? Hyr në paketën tënde dhe hyr me emailin që përdore gjatë pagesës. Blerja lidhet me llogarinë tënde, prandaj mund të hysh edhe nga një telefon ose kompjuter tjetër. Qasja kontrollohet sipas paketës së blerë dhe afatit 45-ditor; nuk ke nevojë të paguash përsëri brenda këtij afati.
Nuk kam vozitur kurrë automjet, a paraqet problem të regjistroj patentë shoferin?
Jo, nuk është problem. Secili kandidat në autoshkollë vjen pa përvojë dhe përvojën e fiton gjatë orëve. Programi ynë është i ndërtuar që t’ju zhvillojë nga një kandidat pa përvojë në një shofer me përgatitje të mirë teorike dhe praktike.
Sa vjeç duhet të jem për regjistrim?
Për kategorinë B, regjistrimi mund të fillojë nga mosha 17 vjeç e 6 muaj, ku mund të filloni me pjesën teorike dhe praktike, ndërsa për të hyrë në testin teorik duhet të jeni së paku 18 vjeç.
A mund të paguhet kursi i autoshkollës me këste?
Po, kursi mund të paguhet me këste. Paketat online 2 € dhe 14 € paguhen një herë dhe vlejnë 45 ditë.
A mund ta zgjedh orarin e praktikës?
Po, pjesa praktike përshtatet sipas kohës suaj të lirë.
Kontakti
Gati për regjistrim?
Na kontaktoni për regjistrim, informata shtesë dhe çdo paqartësi rreth kursit, termineve dhe procedurave.